Në vende të ngrohta apo të ftohta? Në akomodim hostel apo vila luksoze? Në fluturim ekonomik apo klas biznesi? Në vetmi apo me shoqërinë? Në çmime të ulëta apo shumë të ulëta?
Ok. Për këtë të fundit nuk premtojmë që do të jenë gjithmonë më të lirat pasi varen tërësisht nga kompanitë ajrore dhe hotelet por këtu në Muza Travel mund t’ju garantojmë që:
Çmimet nuk do të jenë asnjëherë më të larta se tregu pasi ndjekim modelin moral “vendose veten në këpucët e tjetrit”.
Akomodimet do të jenë gjithmonë cilësore pasi i kemi fobi ato të rëndomtat e të papastrat.
Do të jemi gjithmonë krah jush e në interesin tuaj më të mirë si ndërmjetës të përgjegjshëm në lidhje me linjat ajrore, hotelet, operatorët etj.
Mund t’ju surprizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme atëherë kur nuk e prisni.
Që të mos themi e premtojmë më shumë se ç’mund të mbajmë, të tjerat lejojini vetes ti faktoni kur të na zgjidhni e bashkë të zbulojmë veten dhe botën.
Ju mirëpresim.


